Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, përjetoi mbrëmë një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij, pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës.
Ëndrra e futbollistit të famshëm për të ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit mori fund të hënën, kur Portugalia u mposht me rezultatin 1-0 nga Spanja në gjysmëfinalen e zhvilluar në Dallas.
Goli i Mikel Merinos në minutat shtesë vulosi eliminimin e portugezëve, ndërsa Cristiano Ronaldo u pa duke u larguar nga fusha me lot në sy.
Pamjet e kapitenit portugez, i pushtuar nga emocionet pas fishkëllimës finale, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe prekën miliona tifozë në mbarë botën.
E pikërisht lidhur me këtë moment ka reaguar partnerja e tij, Georgina Rodriguez. Ajo ka bërë një mesazh të ndjerë në rrjetet e saj sociale.

Ajo ripublikoi një imazh të realizuar nga Nike, një prej sponsorëve më jetëgjatë të Ronaldos, ku shihej profili i futbollistit i shoqëruar me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon”.
Partnerja e Ronaldos nuk shtoi asnjë koment tjetër, por e shoqëroi postimin me një emoji zemre të kuqe, një gjest i thjeshtë që u interpretua si mbështetje e plotë për futbollistin në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
Georgina, e cila numëron mbi 74 milionë ndjekës në “Instagram”, mori mijëra reagime nga fansat, të cilët iu bashkuan mesazheve të solidaritetit për Ronaldon.




