Partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka shpërndarë një foto të një unaze mahnitëse duke nxitur thashethemet për martesë.
Futbollisti i famshëm dhe modelja bukuroshe janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana dhe Bella.
Ronaldo më parë i është referuar Georgina-s si ‘gruaja’ e tij, por çifti nuk është i martuar.
“Na mbaj larg të keqen, Amen”, ka shkruar Rodriguez në arabisht krahas fotos ku ka treguar unazën.
Në reality show-n e saj televiziv, “I Am Georgina”, 31-vjeçarja zbuloi se si miqtë e saj shpesh e ngacmojnë për statusin e marrëdhënies së saj dhe Ronaldos.
Ajo tha: “Ata gjithmonë bëjnë shaka për dasmën. “Kur është dasma?”.




