Georgina Rodriguez kudo që shkon merr gjithë vëmendjen për vete. Edhe tani që ndodhet në Katar për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës, sytë janë tek ajo.
Modelja e famshme ka mahnitur tifozët me daljen e saj më të fundit. E veshur me një fustan të zi dhe një palë çizme të gjata të bardha me takë të lartë, 28-vjeçarja ka arritur të tërheqë vëmendjen teksa vizituar ekspozitën “Forever Valentino” në Doha.
Partnerja e futbollistit të famshëm ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Instagram”.
Ndërkohë kombëtarja e Portugalisë do të luajë nesër kundër Zvicrës, në orën 20:00, në fazën 1/16 të Kupës së Botës. E sigurisht që Georgina do të jetë në tribunë për të mbështetur partnerin e saj Ronaldon dhe ekipin e Portugalisë.