Aktori i madh francez është denoncuar për agresion nga një shofer, i cili mendohet t’i ketë zënë rrugën ndërsa Depardieu ishte duke ecur me motor


Gérard Depardieu është futur në telashe, ndërsa ka marrë një denoncim nga një shofer që pretendon se aktori e ka qëlluar me grushte, pasi ky i fundit i kishte prerë rrugën ndërsa Depardieu ishte duke ecur me motorin e tij.


Incidentin ka ndodhur në një rrugë të Parisit dhe mendohet se shoferi i rrahur nga Depardieu

ka dalë papritur nga një rrugicë dhe për pak e ka shtypur aktorin, gjë që ka sjellë edhe reagimin e tij agresiv.

Duket se 63-vjeçari e ka bërë të rrugës të bëhet protagonist i skandaleve. Një incident që e nxori në të gjitha faqet e para të gazetave, ndodhi edhe një vit më parë. Aktori urinoi në korridorin e bordit të avionit më të cilin po udhëtonte në shenjë proteste, pasi personeli nuk e kishte lejuar të shkonte në tualet në momentin e nisjes së avionit.

Veprim që solli ndërprerjen e udhëtimit dhe largimin e aktorit nga ambienti i avionit në fjalë.

18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)