Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau mendimet e saj për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe për lojën e finalistëve.

E pyetur nga moderatorja për banorin që, sipas saj, kishte bërë lojën më të bukur mes finalistëve, Gerta përjashtoi Rozanën dhe Laertin, duke u fokusuar te Egli dhe Gjesti. Përgjigjja e saj ishte e qartë:

Po, po themi Gjesti

Ajo argumentoi zgjedhjen e saj duke thënë se Gjesti kishte ndërtuar një stil loje të veçantë, të mbështetur shpesh te paqëndrueshmëria dhe provokimi:

Pavarësisht se ai ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë e tij, gjithmonë justifikohej me idenë që ‘e bëra për lojë’. Dhe, për karakterin e tij, kjo mënyrë loje i shkonte shumë.

Gerta pranoi se marrëdhënia e saj me Gjestin ka qenë shpesh kontradiktore:

E kam pasur marrëdhënien ‘terhiq e mos e këput’. Kishte situata ku nuk e merrje dot seriozisht, edhe kur duhej gjykuar me seriozitet.

Ajo shtoi se ndonëse nuk ishte dakord me çdo sjellje të tij, nuk donte të humbiste momentet e këndshme që ndante me të:

Nuk mund të rrija për qafe me të dhe më pas ta sulmoja, ndaj zgjidhja ishte ta përballja me ato pakënaqësi, por edhe të shijoja ato çaste kur qeshnim së bashku.