Reperi i njohur, Getinjo i është rikthyer më në fund rrjeteve sociale pas një kohe të gjatë shkëputjeje.

Këngëtari, i cili ka qënë mjaft i komentuar në rrjetet sociale për ndarjen e tij nga Vivien, së fundmi u përfol se ishte arrestuar dhe e gjitha kjo lindi nga një postim i Mozzik, në profilin e tij të Instagramit.

Reperi publikoi një foto të vëllait të tij, Getinjos, bashkangjitur të cilit shkroi: “Lirojeni Getin, shihemi së shpejti vëlla. Inshallah”.

Por pas këtij postimi të bërë publik në Instastory, Mozzik më pas ka hedhur poshtë lajmet në një deklaratë, duke thënë se thashethemet që po qarkullonin nuk ishin të vërteta.

Nga ana tjetër, ishte Vivien, ajo që përmes një intervistë të dhënë për “Index Online”, konfirmoi gjithashtu se Getinjo nuk ishte arrestuar.

Ndërkohë që mungesa e tij në rrjetet sociale linte shumë për të dyshuar, më në fund Getinjo është rikthyer, duke bërë dy postime të njëpasnjëshme në profilin e tij të Instagramit.

Në postimin e parë, ai ka publikuar pamjen nga avioni, duke lënë të nënkuptohej se ishte në një udhëtim ndërsa në foton tjetër ai shfaqet teksa drejton makinën dhe bashkangjitur shkruan: “Histori e gjatë… Përsëri në botën e egër”.

Nuk është e qartë se cili është kuptimi i reperit me këtë mbishkrim dhe se cila është historia e tij e gjatë por fansat janë lumturuar pafund që artisti i tyre i preferuar i është rikthyer Instagramit.

View this post on Instagram

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)