Rogerti u ka shkruar një letër Selin dhe Gimbos pak minuta para se të nisë dasma e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Duke qenë se çifti nuk e ftoi atë në dasmë, por i shkruan një letër që i tregonin se nuk ishte i ftuar, ai ua ktheu këtë me një letër.

Banori shkruan fjalë aspak të mira në letër për Selin, duke e cilësuar si përdoruese të meshkujve si dhe një gënjeshtare. Gjithashtu shkruan se shqiptarët do t’a shohin se ajo është thjesht një shtrigë.

Nga ana tjetër, Gimbos i shkruan se do t’a zgjojë nga narkoza e tmerrshme dhe do t’i ruaj zemrën që akoma nuk ia ka thyer Selin.

“Si një femër që i poshtëron femrat e tjera vetëm për një lojë, përdoruese e meshkujve dhe një gënjështrare me cilësi të shibut, shërbimit informativ anti Big Brother. Ti e ke urrejtjen e stampuar në ballë dhe ajo që ti po bën, por besoj nuk e ke arritur akoma, është që ta ftosh Gëzimin në këtë marrëzi dashurie që ti po krijon. Gëzimi tani, për pak, do të përqafohet me urrejtjen tënde, por unë si zotëri malësor nuk do e lejoj këtë poshtërsi strategji loje kurrë. Dhe shqiptarët do e shohin që ti je askushi në këtë lojë por thjesht një shtrigë e paparë. Dj Gimbo, unë ty të zgjoj nga kjo narkozë e tmerrshme duke të ruajtur zemrën tënde që akoma nuk ta ka thyer kjo lloj shtrige. Si do e bëj këtë pritet për t’u parë. Respekte të gjithëve, edhe le të fillojë party”, shkruan Rogerti në letër.