Mbrëmjen e sotme pritet që spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” të jetë me shumë surpriza, ballafaqime të shumëpritura dhe me një rrëfim rrëqethës.

Në promon e publikuar në profilin zyrtar të BBV në “Instagram”, shkruhet se do të ketë një rrëfim nga Stelina, e cila dëgjohet të thotë:

“Lamë me duart tona e gjakun e mamit…”.

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

“29 ditë Big Brother, shtëpia e ndarë në grupe.

Rrëfimi rrëqethës i Stelinës…

Një ballafaqim i shumëpritur dhe shumë surpriza.

Big Brother Vip, sonte ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet në “Instagram”.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve ka patur shumë debate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku nuk kanë munguar ofendimet e rënda kundrejt njëri-tjetrit.

Gjithashtu nuk kanë munguar as momentet e bukura, ku banorët kanë kënduar apo kanë luajtur së bashku.