Kur një nuse e re vdiq në rrethana prekëse vetëm disa javë pasi kishte thënë “Po”, rreshteri i policisë lokale, Ronald McInnis parashikoi se ‘kjo është një histori që do të përhapet në të gjithë botën’.

Maria Pantazopoulos, 30 vjeç, shkëmbeu zotimet me të dashurin e saj Billy më 9 qershor të vitit 2012. Brenda disa muajsh ajo u zhduk. E reja u mbyt teksa mbante veshur fustanin e nusërisë dhe pasi tha disa fjalë të fundit drithëruese.

Agjentja kanadeze-greke e pronave mezi prite të merrte pjesë në çmendurinë virale “fshije fustanin” në kohën e vdekjes së saj. Të porsamartuarit shkatërrojnë fustanet e tyre të nusërisë në mënyra dramatike për postimet në rrjetet sociale.

Këto imazhe janë “simbolike, duke përfaqësuar fundin e dasmës dhe transformimin e [nuses] nga një nuse në një grua”, sipas Wikipedia, raporton “Mirror”.

Imazhet frymëzuese në faqet si “Brides.com” sugjerojnë teknika të ndryshme si lyerja e fustanit me bojë ose, çuditërisht, zhytja në një lagunë të izoluar.

E pikërisht këtë të fundit i kërkoi 30-vjeçarja fotografit Louis Pagakis. Ai propozoi të kapte imazhet në lumin Ouareau pranë ujëvarave Dorwin në Montreal, një ujëvarë që rrjedh me shpejtësi, 18 metra e lartë. Sipas folklorit indigjen, dikur ishte skena e një beteje mbinatyrore midis një murgeshe të shenjtë dhe një magjistari të lig.

Fotografi sugjeroi që të gjenin një zonë të izoluar ku mund të kapnin pamjet pa shqetësime.

Pagakis kujtoi pozat mahnitëse të Pantazopoulos në ujërat e mbuluara me myshk pranë ujëvarës, përpara se të shprehte dëshirën e saj për t’u futur më thellë në liqen.

“Ajo kishte veshur fustanin e nusërisë dhe tha ‘bëj disa fotografi teksa notoj pak në liqen’”, kujton fotografi.

Megjithatë, plani i tyre përmbante një gabim shkatërrues. 30-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan nusërie të rëndë, pëlhura e të cilit thithte shpejt ujin.

Pesha e madhe e zvarriti nusen e re nën sipërfaqe, duke e bërë të pamundur notin.

“Nuk mundem më, është shumë e rëndë”, ishin fjalët e fundit drithëruese e 30-vjeçares, të cilat Pagakis nuk ka mundur t’i harrojë.

Edhe pse fotografi u zhyt menjëherë për të ndihmuar nuse, fatkeqësisht ai nuk mundi t’a shpëtonte atë për shkak të peshës së fustanit.

Ndërkohë një ekip zhytësish e nxorën trupin e saj nga shtrati i liqenit disa orë më vonë.

Pas incidentit zemërthyes, të afërmit e saj lëshuan një deklaratë zyrtare:

“Një gjë për të cilën jemi të sigurt është se Maria jonë nuk do ta kishte vënë kurrë jetën e saj në rrezik. Ajo i besoi rekomandimit të z. Louis Pagakis për vendndodhjen dhe u ndie mjaftueshëm e sigurt për të marrë pjesë në sesionin fotografik vetëm me fotografët. Familja i kërkon këshillit bashkiak të Rawdon të punojë për të vendosur masa më të forta sigurie për të shmangur çdo tragjedi të ardhshme”.