
Kushërira e këngëtares së famshme Rihanna-s, Tanella Alleyne, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Sipas mediave të huaja, Alleyne vdiq të dielën, më 13 gusht dhe funerali u mbajt në fillim të kësaj jave në kishën e famullisë St George në Barbados,
“Loop News” raporton se shkaku i vdekjes nuk u dha, por nëna e saj, Julie-Ann Bryan ka zbuluar se ‘mjekët panë një masë të madhe të zezë pas një skanimi CT, para se të vdiste’.

Mediat e huaja shkruajnë se vdekja e Alleyne vjen gjashtë vjet pasi vëllai i saj, Tavon Alleyne, u qëllua për vdekje në moshën 21-vjeçare në Boxing Day. Ai u vra një ditë pasi kaloi Krishtlindjet me Rihanna. Identiteti i vrasësit të tij nuk dihet ende.

Këngëtarja e Umbrella mori pjesë në funeralin e tij dhe u pa e pushtuar nga emocionet, duke fshirë lotët poshtë syzeve të diellit. Ajo më vonë ngarkoi dy foto në Instagram, ku në njërën shiheshin lulet për nder të kushëririt të saj dhe një foto tjetër ku shihej ai.
‘Fli mirë shok…ne jemi të qetë duke e ditur që je në një vend më të mirë se ne’, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotove.




