Ndërsa miliona tifozë nga e gjithë bota po përgatiten të mbërrijnë në Nju Jork dhe Nju Xhersi për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, por jo vetëm hotelet dhe bizneset lokale po përfitojnë nga fluksi i vizitorëve. Sipas mediave amerikane, edhe industria e eskortës po përjeton një rritje të ndjeshme të kërkesës, me punonjëse seksi që raportojnë rezervime të shumta dhe klientë të rinj përpara nisjes së turneut.
Në të njëjtën kohë, autoritetet po shtojnë masat e sigurisë për të parandaluar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë aktivitetit sportiv. Eskortat po përjetojnë një rritje të ndjeshme të rezervimeve përpara mbërritjes së rreth 1.2 milionë tifozëve nga e gjithë bota, të cilët pritet të ndjekin ndeshjet në stadiumin MetLife. Arena do të presë tetë ndeshje duke filluar nga 13 qershori, përfshirë edhe finalen e madhe më 19 korrik.
Një eskortë nga Bruklini, e cila foli në kushte anonimiteti për New York Post, tha se tarifat e saj mund të arrijnë deri në 10 mijë dollarë për një ditë të plotë shërbimesh dhe se ka parë një rritje të ndjeshme të kërkesave që përkojnë me kalendarin e ndeshjeve të Kupës së Botës në zonën Nju Jork-Nju Xhersi. “Kam marrë shumë kërkesa nga klientë të rinj,” tha 31-vjeçarja, e cila ofron shërbime të specializuara me tarifa që arrijnë deri në 800 dollarë në orë.
Sipas saj, profilet e saj online kanë regjistruar trefish më shumë ndërveprime gjatë muajit maj, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe interesi nga çiftet. “Zakonisht marr vetëm një kërkesë të re në muaj nga çifte. Gjatë muajit të fundit kam marrë 25 kërkesa,” u shpreh ajo.



