Emisioni më i ri në Top Channel, “Vip Club”, nën drejtimin e e bukuroshes së ekranit Klea Huta, ka nisur udhëtimin këtë të diel në orën 17:05 dhe personazhi i saj i parë ka qenë Angela Martini. Supermodelja me prejardhje nga Shkodra, e cila jeton në Los Anxhelos ku po shijon famën dhe karrierën e saj. E ngacmuar nga Klea Huta, se çfarë është gjëja e parë që bën në mëngjes, Angela Martini jep një përgjigje të sinqertë: “Puth burrin”. Disa muaj më parë ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj rumun Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas




Gjatë bisedës me Klea Hutën, Angela Martini ka treguar kafenë e saj të preferuar, shtëpinë e saj të ëndrrave dhe për çelësin e suksesit të martesës dhe karrierës, por edhe shumë e shumë të pathëna dhe të papara më parë.


Gjatë bisedës, ajo ka treguar se ka dashur që e vogël të bëhej modele, por në moshën 21-vjeçare vendosi të ndjekë këtë ëndërr.


E kur Klea Huta i ka kërkuar modeles Angela Martini për këshillat që duhet t’u japë vajzave të reja, ajo përgjigjet: “Të jenë vetvetja. Të kenë besim tek vetja e të mos dëgjojnë çfarë thonë të tjerët”.


https://www.instagram.com/p/BfMLhrCHBLx/?utm_source=ig_embed


14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)