Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere meksikane u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare. Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm dje.
Fanilja ishte zhvendosjr Familja ishte zhvendosë fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje. Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre. Rikujtojmë se në ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fontanës në Kaliforni së fundmi ku një grua dhe partneri i saj u qëlluan për vdekje në parkingun e një restoranti sushi, ndërsa personi i dyshuar, bashkëshorti nga i cili ajo po divorcohej u vra më pas nga një zëvendës sherif që ndodhej jashtë detyrës. Viktimat janë identifikuar si Gloria Zamora, 40 vjeçe, një influencuese e njohur e rrjeteve sociale dhe trajnere fitnesi dhe Hector Garduno, 43 vjeç.