Ditën e djeshme banorët kanë festuar duke darkuar dhe kërcyer në oborr. Por duket se mbrëmja nuk kishte si të kalonte kaq thjeshtë pa ndonjë ngjarje që të trazonte shtëpinë. 2 nga banorët u futën të dy në një hyrje tualeti dhe ata ishin G Bani dhe Gjesti.

Në fillim ka qenë Gjesti ai që është futur në tualet duke ftuar t’i bashkohen Danja, Valbona dhe Rozana. Ama në atë moment G Bani vrapon dhe futet në tualetin ku ndodhet Gjesti duke mbyllur derën.

Nga edicionet e kaluara dihet tashmë se ky veprim është i ndaluar nga Vëllai i madh dhe për këtë merren masa ndëshkuese. Tashmë na mbetet të presim nëse do të hyjë ndonjë zarf i zi në shtëpi me një vendim të menjëhershëm apo do të merret vesh çdo gjë në primen e ardhshëm.