Pas një periudhe të vështirë mes tyre, gjatë së cilës Gjesti e kishte injoruar plotësisht dhe kishte shkaktuar lotët e Eglit, duket se dyshja ka arritur të rikthejnë komunikimin.
Mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, ku Gjesti vazhdoi të shprehte shqetësimet për ish-partneren e tij, Xhenetën.
Ai e akuzoi për dëmtime emocionale dhe shprehu dyshime për sinqeritetin e saj. Pak më vonë, kur banorët ishin shtrirë për të fjetur, një situatë e papritur ndodhi.
Gjesti e ftoi Eglin në shtratin e tij, dhe pa shumë hezitim, ajo u shtri pranë tij, duke lënë pas tensionet e ditëve të fundit.
Egli u duk e gëzuar dhe e buzëqeshur, gati për të kaluar natën në shoqërinë e tij. Nga ana tjetër, Valbona nuk mungoi të komentonte me ironi nga larg, duke thënë:
“Mos ju paftë syri i keq”.
Ndërsa Egli, që kërkoi falje për ndodhitë e mëparshme, i tha Gjestit:
“Më shpërfill totalisht, nuk dua të rri më këtu”.
Gjesti, me një përgjigje qetësuese dhe me humor, iu kthye:
“Po xhelozojnë”.
Ky moment i afërsisë mes Eglit dhe Gjestit ka shtuar interesin dhe diskutimet mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët tashmë janë kureshtarë të shohin se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre pas këtij rikonfigurimi të mundshëm të lidhjes.