Gjesti ka vendosur që t’i hapë të shtatë zarfet që kishte në ‘valixhen e tundimeve’ që i dha mbrëmë Vëllai i Madh si shpërblim duke qenë se është lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Deri më tani ai ka hapur gjashtë prej tyre, ku ka marrë shpërblime, dhurata, rol të rëndësishëm për lojën si dhe dënim për banorët.

Në një nga zarfet që ai hapi ishte një lojë për banorët, por jo për Gjestin. Ky i fundit do i ndante banorët në dy grupe të barabarta dhe pas spektaklit të mbrëmjes së sotme ata do të qëndrojnë bashkë të lidhur me litar në bel.

Pasi ndau grupet, Gjesti shkoi që t’i tregonte Eglit se çfarë kishte ndodhur, pasi ajo qëndronte vetëm në oborr.

“Shumë po shkojmë, grupi u nda, ti Egli je me Aldon, Tirin, Rizarten, Livian, Rozanën…”, tha Gjesti të cilin e ndërpreu menjëherë Egli duke thënë:

“Me rëndësi që jam me Rizartën, të tjetër s’më interesojnë, vetëm të kem me zemrën time. Jam ok më këdo që të jem”.

Ndërkohë në këtë grup është edhe Gerta. Ndërsa në grupin tjetër janë Laerti, Kelly, Danja, Ola, Valbona, Loredana dhe Vserlo.