Mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti, kanë darkuar me njëri-tjetrin në suitë, ku janë sqaruar për raportin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit. Në një moment ajo zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.
“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puth pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
Pjesë nga biseda:
Egli: U fikën në një moment dritat
Danja: E di
Egli: E ky idioti që ma bënte hajde të të puth pak se jam duke maru. Unë që ja bëja me dorë ik andej, largohu
Danja: Si ka mundësi që të gjithë meshkujt janë hajvanë
Egli: Hajvanë komplet. E di sa herë i kam thënë atij palaço, është i pafytyrë fare. Vetëm qeshte. Dhe më tha të lutem lëre të kaloj mirë me ty, më tha ‘më beso, ta them me gjithë shpirt që nuk jam ndjerë ndonjëherë më keq në jetën time se sa kur nuk ke qenë këtu.