Këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP” po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli, të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mëngjesi i ditës së sotme nisi me shumë qetësi dhe momente relaksuese teksa banorët po kërcenin dhe shijonin ritmet e muzikës së përzgjedhur në Top Albania Radio.

Këto momente qetësie shpejt u kthyen në gëzim dhe me shumë emocione të forta pasi Gjesti doli nga dhoma e rrëfimit me një Zarf të Bardhë ku ai dukej shumë i lumtur.

Përmbajtja e zarfit i dhuroi buzëqeshje të katër banorëve pasi, duket se, Gjesti i kishte bërë një kërkesë Vëllait të Madh që të zhvillohej një dasmë mes tij dhe Eglit.

Një kërkesë e cila është miratuar nga Vëllai i Madh, i cili ka vendosur që dasma do të ndodhë sonte, 14 prill ora 20:30, ku do të ketë të ftuar special dhe shumë surpriza.

Duhet ta pranojmë se mezi po presim të shohim këto momente plot dashuri dhe gëzim të banorëve. Mos e humbisni!