E ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-opinionistja, Ina Kollçaku. Ajo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me largimin e Eglit si dhe ndikimin e kësaj situatë edhe tek Gjesti.

A mendon Ina se Gjesti e ka përdorur Eglin brenda shtëpisë dhe a lidhet largimi i saj me banorin?

Për mendimin tim, Gjesti ka dhënë sinjale mikse dhe Gjesti deri diku pavarësisht se dukej Egli ajo që ishte më e prirur që të mos e pranonte refuzimin e tij. Unë them se ajo ka menduar se e gjithë gjëja dhe refuzimi po bëhet dhe ka qenë për efektin e lojës dhe nuk ka qenë një refuzim real dhe e ka ndjerë ndryshe. 

Loja e Gjestit më e fortë me Eglin apo pa Eglin në krahë?

Me Eglin, patjetër. Unë mendoj që ka lojtarë shumë më të fortë në shtëpi se Gjesti dhe shumë më strategjik dhe shumë më të fortë me grupe që do të vijnë sfida që Gjesti do të ngelet vetëm dhe ai patjetër bën atë lojën që mund të jetë shumë argëtuese për momentin për publikun por për mua nuk është një lloj e ftohtë inteligjente që e bën fituesin e “Big Brother”.