I ftuar në emision “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komani ishte i ftuar gazetari dhe ish-banori i BBVip 5 Shëndrit Lumi. Shëndriti foli për eksperiencën e tij pas Big Brother, por gjithashtu shpjegoi edhe disa nga deklaratat e tij më virale në rrjet.

Niko: Vzhdon të kesh të njëjtin mendim për Rogertin që është njësoj si brenda dhe jashtë?

Shëndriti: Përderisa brenda  ne kemi përjetuar një Rogert sulmues, atakues jasghtë nuk po rrimë me të që t’i shohim realitetin e jetës së tij nuk kam parë ndonjë deklaratë, por edhe nëse ka bërë reklama apo diçka këto nuk tregojnë personalitetin, por ideja për ta njohur sa vulgar ka qenë brenda shtëpisë, nuk kemi pasur mundësi për ta parë. Po shoh që i ka hyrë muzikës shumë pak e kam dëgjuar nëpër ‘reels-a’ nuk kam hyrë ta dëgjoj këngën e plotë. Do të ishte ide më e mirë të kyçej në profesionin e tij si gazetar, por tani nëse është strateg në lojë le të jetë edhe në jetë. 

Niko: Gjesti më i fortë se Selin si e komenton…

Shëndriti: Për mendimin tim është diçka që nuk mohohet për shkak të natyrës së zhvillimit të formatit ndaj Gjestit. Domethënë ai hyri në një platformë në Kosovë edhe në Shqipëri, jetëgjatësia e të qenit i izoluar, problematikat me secilin banorë i ka pasur të ndryshme të veçanta të ndara unë jam shumë realist, Selin në BBVIP 5 ka qenë më e forta. Dinamikat e Selin që ne edhe sot i flasim kanë qenë nga dita 1, i njëjti narracion i luftës me Rogertin e ka pasur luftën ndryshe me Rogertin ndryshe, por e gjithë shtëpia është investuar tek Selin ndërkohë Gjesti është investuar tek secili banor me ato ngacmimet e veta. Kështu që për mua padyshim janë gjëra të pakrahasueshme Selin e kupton, por kur të jetë një garë Gjesti, Selin, Luiz atëherë do të shihet.