Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, kanë qenë Ari Bakalli, ish-banor i “Big Brother 2”, dhe Liam Mandiaro, ish-banor i “Big Brother 5” dhe “Big Brother ViP 3”.
Ata kanë folur më shumë mbi çfarë po ndodh sot me djemtë, a kanë ata frikë nga një marrëdhënie dashurie, nisur dhe nga situata në “Big Brother VIP 4” mes Eglit dhe Gjestit, si dhe Jozit dhe Loredanës…

Si e shkoni këtë situatë në shtëpi, ku duket se vajza po rend pas djalit?
Liam: Unë personalisht nuk e shoh si diçka pozitive nga ana e femrës, kjo prish çdo gjë. Ai fillimi i Eglit më pëlqente shumë sepse është një vajzë inteligjente, por këto ekstremitetet… Ta them shkurt, ti mund të bësh budallallëqe, por jo përditë budallallëqe. Ka një limit.
Ari: Egli është denatyralizuar, po bën sjellje fare jo të përshtatshme. Ai njeri edhe sikur të vdesë për atë, kur ty dikush të jepet aq shumë… Unë vë veten në këpucët e tij, kur një person është aq i dhënë pas teje, ty të kap paniku se mos do të të mbysë fare. Ti ke nevojë për një njeri të pavarur. Ajo e ka tejkaluar, ka dalë nga vetja. Ai edhe sikur ta donte një femër të tillë, nuk do të mundte dot t’ia jepte atë dashuri. Për mua është shumë keq që ajo vajzë ka arritur në këtë pikë. Nuk ka kuptim që t’i përgjërohesh një mashkulli ashtu.
Sa i përket Gjestit, Gjesti është njeriu më toksik që ka parë ndonjëherë “Big Brother”. Ai nuk është egoist, ai është egocentrik, ai është narcisist. Ai nuk do njeri përveç vetes së tij. Është kaq i vështirë për t’u menaxhuar. Mjerë ajo që kërkon dashurinë e atij djalit, se do jetë një vuajtje e pafund.
Liam: Mund të jetë dhe lojë, nuk e shoh si diçka dashurore. Mos harro se kam qenë gjithmonë kundër, edhe Romeo-Heidi, edhe Ermal Merdani-Françeska Jaçe. Unë nuk i kam besuar kurrë lidhjeve aty brenda. /TAR/