Sot Gjesti i mblodhi të gjithë banorët në living dhe ju njoftoi se kishte vendosur që të ikte nga shtëpia. Në momentin që ju tha se do të ikte shumica e banorëve nuk e besuan dhe filluan të thonin që është humorist dhe se po tallet.
Gjesti vazhdoi duke thënë se:
Më vjen mirë prej Eglit, Rozanës dhe Danjës që keni qenë shoqe të mira për mua. Kështu që për shkaqe të miat personale seriozisht se boll u bë më. Sonte iki, kush do të vijë të më përcjellë le të vijë. Faleminderit të gjithëve.
Banorët nuk e besuan këtë por më pas shkuan tek dera e Vodafone-it duke e takuar ku Rozana dhe Egli u përlotën. Kjo e fundit u shpreh se do të largohej dhe ajo nëse ai ikte.
Të lutem ti e di që duhet të rrish deri ditën e fundit. Të lutem vendimin e kam marrë edhe unë disa herë por unë kam qëndruar me ty.
Pas diskutimeve me Eglin, ai vendosi që të vinte në zbatim planin e tij duke u fshehur në një prej dollapeve në lavanderi.
Gjesti u fsheh në lavaderi.