“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel për herë të fundit me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00 për këtë edicion. Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjestin dhe Egli Takon.

Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori ishte mes Elona Duros dhe Gjestit.  Një dyshe fantastike, ku Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.

Elona: Çfarë është Egli për ty?

Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë vetë ia dola…

Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?

Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë

Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:

Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti…

Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi

Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?

Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls

Elona: A ka puls kjo lidhje?

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…

Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?

Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë