Eftuar në studion e “Wake Up” këtë mëngjes, ka qenë Monika Lubonja, aktore e njohur, por njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 1”. Ajo ka komentuar banorët e këtij edicioni të BBV4. Si i sheh Monika deri tani ata?

Si e sheh dyshen Rozana-Gerta?

I shikoj si dy mbretëresha, si në gurët e shahut. Rozin e njoh më shumë se Gertën. Di që deri tani sa promotori është Rozi, ia ka arritur të jetë njeriu më i lakuar me të mirat e të këqijat e saj. E shoh më superiore. Rozi bën lojën e vet. Se çfarë do të na tregojë më vonë nuk e di. Mos të harrojmë që ajo është dhe autore, di si ta zhvillojë historinë. Sa për Gertën, është nga të vetmet banore që po mban një linjë. Nuk ka frikë se mund t’i dalë dikujt kundër, Rozit, Amberit apo kujtdo.

Po Amberi?

Amberi është gjetja më e mirë. E shoh një vajzë që ka vuajtur në jetë. Shoh një njeri që vuan, që nuk i ka pasur gjërat e lehta. Më duket sikur e ka karamele këtë lojën aty brenda, është e stërvitur nga jeta. Përveç batutave, ka dhe nga një kunjë aty. Një njeri duhet të luajë dhe me ironinë. Ironia është shkalla më e lartë e inteligjencës. Amberi e ka këtë. Por të mos mbetet vetëm tek batuta. Edhe kur ke një komedi të bukur, vjen një moment që qesh e qesh dhe të lodhen nofullat.

Si të duken hyrjet e reja që iu bashkuan mbrëmë shtëpisë së BBV4?

Gerti është impulsiv, do krijojë dinamika, nëse do sillet ashtu si në tavolinë me ne. Kjo është çështja, se kur janë në tavolinë janë komplet ndryshe. Në BBV nuk kanë treguar atë natyralitetin. Kjo është e bukura e ekranit, nuk je në teatër. Ekrani ose të do, ose nuk të do. Djalë interesant është Gjesti. Është energjik, ka shumë batuta. Ka për të trazuar shumë ujrat.

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/makthi-nuk-ka-fund-per-yllin-e-denuar-te-chelsea-t-e-dashura-ruse-e-tradhton-me-mesfushorin-e-juventusit/