Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, ishte mbrëmë pjesë e panelit të “Top Arena”, ku u vu në siklet përballë pyetjeve të Alesa Bamit.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: Më thuaj një emër nga kombëtarja jote që do të doje të ishte në këtë Kombëtare?

Andi Lila: Andi Lila, do doja shumë të isha.

Alesia Bami: Thuhet se Gjimshiti është kapiten më i mirë se Lorik Cana.

Andi Lila: Thuhet, por të dy janë kapitenë të mirë, mendoj se Lorik Cana është një legjendë.

Alesia Bami: A është e vërtetë që je ish-futbollisti më seksi?

Këtë pyetje Andi Lila e kaloi mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të publikut.