Virgjëria ka qenë e vazhdon të mbetet tabu në vendin tonë e mitet rreth saj vazhdojnë të kalojnë ndër breza. Por duket se kjo tabu po i çon të rinjtë drejt eksperiencave që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Së fundmi gjinekologia, Mimoza Keta ka treguar eksperiencën e saj me një adoleshente e cila kishte puçrra në gjuhë ndërkohë që kryente seks anal dhe oral pasi duhet të ruante virgjërinë.

“Më ka ardhur vajza në klinikë që kishte bërë raport seksual, e vogël, 14 vjeçe dhe më tha mamit nuk i tregoj dot se mamaja ime thotë që ti nderin tënd duhet ta humbësh në krevatin e martesës. Një pjesë e mirë e prindërve e kërkojnë, që vetë nuk janë sjellë ashtu.

Dhe meshkuj të cilët kanë patur patjetër raporte seksuale me të tjera kërkojnë të marrin një vajzë të ndershme. Është vërtetë një tabu që ka filluar të thyhet por që ekziston. T’ju tregoj një mesazh interesant, më kishte kishte ardhur një foto me gjuhë, një vajzë kishte nxjerrë gjuhën e saj dhe kishte nënvizuar disa puçrra. Më thotë, më kanë dalë disa puçrra në gjuhë, janë HIV apo Sifiliz? I thashë duhet të vish patjetër në klinikë të bëjmë analizat.

Erdhi në klinikë. Unë tha bëj seks oral dhe seks anal, jam e ndershme, e virgjër. Përse e ruan virgjërinë i thashë? Për bashkëshortin tha. Ndodh dhe kjo. Një pjesë e mirë e adoleshentëve e bëjnë dhe këtë. Nga vajzat virgjëresha, 30% e tyre bëjnë këtë gjë. Fatmirësisht pas analizave rezultoi se adoleshntja nuk kishte asgjë serioze, thjesht myk në gjuhë”.

Më tej gjinekologia bën thirrje që prindërit të komunikojnë më tepër me fëmijët e tyre rreth edukimit seksual dhe raporteve që duhet të kenë.

“Do tu lutesha prindërve, shoqërisë dhe të gjithë ata që po na ndjekin të dinë të komunikojnë me fëmijët e tyre.Tu shpjegojnë realisht atë që ndodh, çfarë ndodh në trupin e tyre, tu shpjegojnë se çfarë është seksualiteti, tërheqja seksuale.

Dhe në fund të fundit tu shpjegojnë se edhe nëse ata kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrohen nga një shtatzani e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme që sot po marrin jetë grash. Sot në botë në çdo gjysmë ore vdes një grua nga kanceri në qafën e mitrës.Kjo ndodh për shkak të një raporti seksual të pambrojtur që është një virus që quhet Human papillomavirus. Qeveria e ka bërë falas vaksinën kundër HPV. Të gjitha gratë dhe vajzat në moshë aktive riprodhuese të vaksinohen, kjo do të thotë të shpëtosh jete”.