Guadalupe Rodriguez është nëna e këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, dhe një ditë më parë ka festuar 80 vjetorin e lindjes.
Ylli i muzikës dhe aktorja e famshme i kishte organizuar një festë madhështore nënës së saj në Las Vegas, ku të pranishëm ishin familjarë dhe miq.
56-vjeçarja ndau të premten me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga dita e veçantë për nënën e saj.
Ndërkohë bashkëngjitur me këto imazhe, JLo shkruan fjalët më të bukura për 80-vjeçaren:
“Gëzuar ditëlindjen mami 🤍
80 vjeç e re!!! Ti je zemra e familjes sonë, mësuesja ime më e madhe dhe shembulli im i përjetshëm i forcës, hirit dhe dashurisë pa kushte. Gjithçka që jam është falë teje… sakrificave të tua, besimit tënd, humorit tënd dhe mënyrës se si do kaq thellë.
Faleminderit që gjithmonë besove tek unë, më mbështete dhe më kujtove se kush jam. Jam shumë e bekuar që jam vajza jote dhe të dua pafundësisht. Gëzuar 80 vjet bukurie, qëndrueshmërie dhe dashurie dhe për shumë, shumë momente të tjera së bashku.
U lumturova që të gjithë patëm mundësinë të festonim së bashku dhe në vendin tënd të preferuar në tokë. VEGAS!
Gëzuar ditëlindjen mami!! ✨🤍✨”.
Festa u mbajt në hotelin Bellagio të vendosur në rrugën kryesore të Vegasit, me motrat e rrallë të artistes Leslie dhe Lynda – si dhe binjakët e saj Max dhe Emme, 17 vjeç, të parë në festë.
Mediat e huaja shkruajnë se festa u mbajt në hotelin Bellagio, të vendosur në rrugën kryesore të Vegasit.












