Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka zbuluar momentin kulminant që e çoi në vendimin për t’u divorcuar me këngëtaren e famshme.

Në librin e tij të sapobotuar, “You Thougth You Knew”, Federline tregon se ishte një telefonatë në orët e para të mëngjesit që shënoi fundin e marrëdhënies së tij me artisten.

Kevin Federline shpjegon se telefonata përfshinte Britney, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan. Ky u bë një moment i vështirë për të, pasi këngëtarja dhe shoqet e saj ishin duke u argëtuar në jetën e natës, ndërkohë që ai po përpiqej të qëndronte i përqendruar në punën e tij.

“Në sfond dëgjoja fëmijët tanë, Preston dhe Jayden, duke qarë”, shkruan ai, duke shtuar: “Në atë moment, gjithçka u thye. Çdo shpresë që kisha për të shpëtuar marrëdhënien, vdiq atë natë”.

47-vjeçari rrëfen se Spears nuk ishte e gatshme të ndryshonte dhe se ai nuk mund të priste më. Kevin e përshkruan situatën si një moment vendimtar për të dhe thotë se fëmijët e tij kishin prioritet.

Kujtojmë se çifti u martua në 2004 dhe u divorcuan dy vjet më vonë, në vitin 2006. Ata kanë dy djem së bashku: Sean Preston, lindur në 2005, dhe Jayden, lindur në 2006.