Aktorja e famshme, Dakota Johnson, ka marrë gjithë vëmendjen në mbrëmjen e bamirësisë “Caring for Women Dinner”, organizuar nga Fondacioni Kering në Nju Jork. Eventi u mbaj më 11 shtator dhe 35-vjeçarja u shfaq mjaft elegante dhe njëkohësisht e guximshme.
Ylli i filmit “Materialists” zgjodhi një fustan transparent të zi nga Gucci, të zbukuruar me dantella në motive lulesh. Nën fustanin elegant, ajo mbante të brendshme të zeza, ndërsa pamjen e plotë e kompletoi me flokët e mbledhura topuz, një palë vathë smeraldi, një gjerdan të koordinuar dhe taka të zeza me take të larta.
Ndërkohë gjarja vjetore e Fondacionit Kering mbledh figura të njohura nga bota e modës, kinemasë dhe kulturës, me qëllim mbledhjen e fondeve për organizata që luftojnë dhunën me bazë gjinore dhe mbështesin gratë e mbijetuara dhe familjet e tyre drejt pavarësisë ekonomike dhe fuqizimit, sipas faqes zyrtare të fondacionit.