Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen, është reagimi i këngëtarit menjëherë pas vendimit, ku shfaqet i kënaqur dhe duke kërcyer.

“Gjithmonë i drejtë, gjithmonë kam shkëlqyer, ylli kurrë nuk zbehet”, janë këto fjalët që Gjesti thotë menjëherë pasi u shpall vendimi.//TCH