Aktorja dhe fituesja e Big Brother Vip 3 ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku foli rreth jetës së saj së fundmi.
Një prej temave të trajtuara ishte edhe gjyqi me gazetarin Saimir Kodra nga i cili ajo doli e humbur. Por siç duket aktorja nuk ka në plan ta lerë pas dore.
Egla Ceno u shpreh se ka para mjaftueshëm ta çoj ështjen edhe deri në Strasburg nëse do të ishte e nevojshme.
“Unë jam unë. Kam deklaruar që nuk ndalem në këtë histori deri në Strasburg, nëse Shqipëria nuk jep atë që meriton çështja. Kam besim te drejtësia shqiptare. Është ankimuar në çdo shkallë, kam paratë për të ecur me ankimimet. Nuk ishte 550 mijë lekë që paguaja për shpenzimet. Kjo është një histori më serioze dhe më e rëndësishme, nuk është për t’u luajtur me fashe, as për t’u bërë qesharake. Do t’i shkoj përpara si çdo tentativë tjetër. Jam duke e ndjekur ligjërisht edhe atë person që përzihet me bandat e Elbasanit dhe pika që siu bie. Nuk mund të më ngjitësh mua krimin, është krejt jashtë logjike.”, tha Ceno.
