Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka treguar që në fillimet e saj të karrierës se është krenare se është shqiptare. Së fundmi, 25-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “Rolling Stone”, ku ka folur edhe në lidhje me luftën e Kosovës. Ajo ka zbuluar se si familja e saj kërkoi strehim në Britaninë e Madhe.
Madje Dua ka rrëfyer edhe një histori për gjyshin e saj në kohën kur Kosova e pushtua nga Serbia. Sipas saj, gjyshit i është kërkuar që të ndryshonte historinë.
“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi pushtimi, forcat serbe donin të rishkruan historinë. Por gjyshi im refuzoi dhe humbi punën”, tha Dua Lipa, referuar historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.
Gjithashtu këngëtarja e famshme ka treguar se prindërit e saj u detyruan të linin punën e tyre dhe të punonin në bare e ristorante ndërsa shkolloheshin në darkë.
“Njerëzit nuk e kuptojnë që nëse nuk askush nuk do largohej nga vendi i vet, nëse s’do ishte e nevojshme,”– tha ajo. “Plani ishte gjithnjë që të ktheheshim në Kosovë.”