Gjysmëfinalja e Dancing With The Stars ka nisur plot emocione nën atmosferën e festave të fundvitit.

Me këngën ikonike të Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You”, çiftet kanë kërcyer në skenë.

Energjia, ngjyrat dhe veshjet e tyre magjepsëse rrëmbyen duartrokitjet e zjarrta të publikut.

Në fund të performancës, çifteve iu bashkuan edhe moderatorët e spektaklit, Bora Zemani dhe Eno Popi.

Këtë mbrëmje do të ketë eliminim të dyfishtë, ku dy çifte do të largohen duke humbur edhe mundësinë për të marrë çmimin e madh.

Për në finalen e madhe të Dancing With The Stars garojnë Megi dhe Jurgen, Elhaida dhe Lediani, Isli dhe Ledia, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora, Salsano dhe Lori.