Aktori i njohur Ermal Mamaqi, ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratat e dhëna pak ditë më parë në ‘Top Albania Radio’ ku foli mbi konceptin e varfërisë.

Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.

“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.

Aktori ka bërë edhe një ‘thirrje’ për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.

Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”, tha ai.