Will Smith ka zbuluar se çfarë i tha Denzel Washington menjëherë pasi goditi Chris Rock në Oscars.

Gjatë ceremonisë, Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, ndërsa ai po prezantonte një çmim.

“Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres të të shoh aty, ” tha Rock, duke iu referuar në dukje kokës së rruar të Pinkett Smith.

Vitin e kaluar, Pinkett Smith njoftoi se kishte rruar kokën pasi u diagnostikua me alopecia.

Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rock-un, përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste: “Mos e përmend më emrin e gruas time”.

Menjëherë pas kësaj, aktorët e tjerë si Denzel Washington dhe Tyler Perry u panë duke folur me Smith-in, për ta ngushëlluar.

Kur Smith fitoi çmimin si aktori më i mirë për performancën e tij në King Richard 15 minuta më vonë, ai iu referua një këshille që Washington sapo i kishte dhënë.

“Në momentet tuaja më të larta, kini kujdes, atëherë djalli vjen për ju,” ishte këshilla që Washington i dha Smith.