Reperi i famshëm, Chris Brown, është akuzuar së fundmi se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër.

Mediat e huaja shkruajnë se reperi dyshohet të ketë goditur muzikantin në kokë me një shishe qelqi, e më pas u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme.

Si pasojë, nëse Brown kthehet në Britaninë e Madhe mund të përfundojë në pranga. Lidhur me situatën, një burim i afërt me këngëtarin tha se:

“Chris e di se do të arrestohet nëse kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ende po bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë”.

Ndërkohë mediat shkruajnë se sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Rikujtojmë se në vitin 2009 ai sulmoi ish-partneren e tij, divën e muzikës pop Rihanna.