Një llogari për mbledhjen e fondeve, “GoFundME”, e hapur në emër të banorit të “Big Brother VIP”, Luizit, ka shkaktuar shumë rrëmujë së fundmi.

I ftuar në emisionin “Breaking”, ishte Meridiani, mik i Luizit, i cili sqaroi se kjo llogari është hapur nga familja e këngëtarit. Ai po ashtu zbuloi se ditën e djeshme kishte folur me nënën e Luizit, e cila i kishte thënë se kjo gjë është bërë për shkak të kërkesave të shumta të fansave për të dhuruar diçka për Luizin.

“Unë kam folur dje me familjarët e Luizit. Duke qenë se ne e përdorim për fatkeqësi, doja të dija çfarë po bëhej. Nëna e tij më konfirmoi se kjo është hapur nga ajo. Ajo më ka thënë që mes shumë kërkesave që kishin, nuk kishte mundësi t’i priste të gjithë fansat në shtëpi sepse duan t’i japin dhurata dhe për këtë arsye është hapur. Prisja të ishte më e madhe, sepse duke parë atë ‘Big Love’ sa kurora shkojnë aty, apo dhe kërkesat që ishin.

Nuk e kam pyetur për mesazhin që dërgoi në ‘BigLove’. Nuk e shikoj fare as pjesën që kunati nuk e përmendi sepse aty ndikojnë emocionet. Aty të kap një blackout sa nuk të dalin fjalët. Pastaj kur i zoti i punës e do, gjërat e tjera zerohen. Unë besoj që të gjithë e keni kuptuar se sa i lidhur është Luizi pas Kiarës dhe kjo e tregon se sa i dashuruar është ai. Sa i përket Kiarës, di të them që dashuria nuk shprehet njësoj. Dikush nuk shprehet shumë e po ashtu është dhe kompleksi i kamerave.”- tha Meridiani.