Ilir Vrenozi ishte një nga banorët që kishte krijuar raporte të mira brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Edhe pse ka patur disa debate të ndryshme, për të gëzonin respekt shumica prej banorëve.
Ditën e sotme, Iliri vendosi që të linte përfundimisht garën, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
E shumë prej banorëve nuk e kanë pritur mirë lajmin e largimit të tij, madje Stenaldo është përlotur dhe teksa po dilte i tha ‘ça do bëj unë këtu brenda’.
Ndërkohë me të dalë nga shtëpia dhe pas intervistes së parë që dha për “Shqipëria Live”, Iliri ka shkuar të takojë një tjetër ish-banor të këtij edicioni të pestë të BBV, Seno Fishta.
“Gomari jot, ta hangsha zemrën tënde. Edhe u mërzita se dole, edhe u gëzova që të pashë. Nesër më ke në Korçë aty te ti”, dëgjohet të thonë Seno teksa e puthte dhe e përqafonte.
Seno dhe Iliri krijuan një raport shumë të bukur shoqëror, ku mes tyre nuk mungonin batutat dhe të qeshurat.
“Gomari jot…”/ Sapo doli nga shtëpia e BBVip, Ilir Vrenozi shkon dhe takon Seno Fishtën
Ilir Vrenozi ishte një nga banorët që kishte krijuar raporte të mira brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”



