Një gjerdan me 673 diamante është grabitur në Muzeun e Arteve të Aplikuara në Vjenë.
Bizhuteria, e punuar nga “Van Cleef & Arpels”, ishte pjesë e një ekspozite dhe sipas “Sotheby’s” ishte shitur në ankand në Nju Jork për rreth 4.3 milionë dollarë në vitin 2015.
Policia austriake tha se dy burra të paidentifikuar thyen një vitrinë gjatë orarit të hapjes, morën gjerdanin dhe u larguan.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy të dyshuarit brenda muzeut, të veshur me rroba të errëta. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.
Gjerdani besohet se mund të jetë ai që dikur i përkiste mbretëreshës Nazli të Egjiptit.
Ajo e kishte mbajtur në vitin 1939, në dasmën e vajzës së saj Fawzia me princin e atëhershëm të kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë shah.
