Rezidenca e reperit të famshëm, Macklemore, në Seattle, është bërë së fundmi skenë e një grabitjeje të frikshme. Mediat e huaja shkruajnë se dy persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e fituesit të “Grammy” në lagjen Capitol Hill gjatë natës së 7 qershorit.
Gjithashtu thuhet se dy të dyshuarit kanë spërkatur me spraj dadon që ndodhej aty, ndërsa tre fëmijët e tij të vegjël flinin në dhomat e tyre.
Sipas një raporti të Departamentit të Policisë së Seattle, i publikuar nga “People”, një grua e identifikuar më vonë si dadoja e pronarit 41-vjeçar, telefonoi 911 pak para orës 1 të mëngjesit të shtunën, më 7 qershor. Ajo ka raportuar se dy burra kishin hyrë me forcë në shtëpi dhe kishin përdorur spraj ndaj saj.
“Ajo ia mbathi, por tre fëmijë ishin ende brenda në shtëpi”, thuhej në raport, duke vijuar: “[Telefonuesja] shtoi gjithashtu se shtëpia i përkiste një individi të profilit të lartë… dhe se ajo besonte se krimi mund të ketë qenë i motivuar politikisht për ndonjë arsye”.

Gazeta “Seattle Times” raportoi se adresa në raportin e policisë përputhej me atë të të dhënave të Ben Haggerty, emri i vërtetë i Macklemore.
Këngëtari i “Thrift Shop” dhe bashkëshortja e tij janë prindër të vajzave Sloane, 10 vjeçe, dhe Colette, 7 vjeçe, dhe djalit Hugo, 3.5 vjeç. Ai ka qene në mbështetjen për Palestinën si në rrjetet sociale ashtu edhe në skenë në koncertet e tij, duke shkruar në një postim të kohëve të fundit në “Instagram” se beson se “të qëndrosh kundër [një gjenocidi] nuk duhet të jesh i guximshëm”.