Graciano Tagani ka shpërthyer keq mbrëmë ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se ‘je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma’. Madje ai e pyeti se ‘me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?’.
Këto fjalë e kanë rënduar shumë banoren, e cila më pas bëri një bisedë me partnerin e tij, Romeo Veshaj, ku i tregoi çfarë i kishte thënë balerini.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Jam super e rënduar.
Romeo: Pse çfarë pate?
Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?
Romeo: Çfarë ndjesish?
Heidi: Shpëlarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.
Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?
Heidi: Graciano.
Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?
Heidi: Në sensin kujt do i futesh në krevat, Romeos, Fationit, kështu
Më pas Baci shprehet se po i shpifet kjo gjendja me Gracianon dhe Françeska Muratin. Romeo e këshillon që me ‘pak kujdes mund të shmangen gjërat’.
“Unë jam ninxha e shmangies, o nuk është njeri. Unë jam ninxha e shmangies në këtë shtëpi”, i tha Heidi.




