Debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi mbrëmë kur Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe çoi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Rogerti që është në nominim të përhershëm.

Në një moment, teksa Juela ka shkuar për të pushuar te krevati i saj, Greta ka nisur që të bëjë zhurmë, në mënyrë që të mos e linte të flinte.

Pjesë nga debati:

Greta: Nuk është orari për gjumë tani

Marko: Greta, të lutem

Brikena: Greta hajde, mos bëj gabime të lutem

Greta: Nuk është orari me fletë gjumë

Juela: Sa të shkon deliri, të shkon shumë, për Zotin, jepi

Greta: Po të zgjoj meqenëse je në gjumë

Juela: O pështyma shko te Brikena, ça po sheh? Ke nevojë për edukatore? Pse ndjek shëmbullin e Rogertit moj vajzë? Po bën si Rogerti, bëj lojën tënde

Shëndriti: Juela ça i ke bërë vetes moj çikë.