Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s u rikthye BBV Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike.
Mali dhe Greta ishin përballë pyetjeve të Stenaldos dhe Shëndritit.
Stenaldo:
Greta vjen nga bota TV, por dua të di se si i ndryshon aspiratat pjesëmarrja në BBV?
Greta:
Kam marrë pjesë në konkurese bukurie në Itali, Turqi dhe Shqipëri. Vendosa të qëndroj në Shqipëri, më pëlqen këtu, ndihem në shtëpinë time. Kur bëra Missin në Itali më pyetën nga vjen? Nga mbiemri… Aty kuptova se duhet të jem në vendin tim! Babai im është fanatik i shqipes, i jam mirënjohëse, por ka qenë fanatik edhe ndaj botës së TV. Por tani ka ndryshuar, është kthyer në suportues. Nga BBV do të doja mundësi të reja, hapësirë në ekranet e TV shqiptare. Mund të bëj moderatoren, prezantuesen. Më pëlqejnë edhe programet e humorit, aktrimi. Do doja një mundësi!



