Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duron dhe Salsano Rrapin.
Ajo ka folur për projektet e saj televizive pas BBV 5 dhe nëse fejesa ose martesa me vëllain e Selin, Dj Onno-n, do të jetë në plan.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment kur po fliste për vjehrrën e saj, Elona Duro e mori atë në telefon. Zonja Jasmina foli fjalë shumë të mira për Gretën, si dhe kishte disa fjalë edhe për vajzën e saj, Selin, e cila është që nga dita e parë brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Greta është dashuri, ëmbëlsira e shtëpisë tonë tamam si një kukull. Fjala vjehërr është fjala më e shëmtuar që mund të ekzistojë, jam shoqja më e mirë e Gretës. Greta është goca ime e tretë ajo ta imponon dashurinë, Greta tërboi gjithë shqiptarët, jo ne që jemi 5 veta në familje. Marrëdhënia e Gretës me Selin siç është edhe formati një eksperiment social Greta ishte më vete Selin më vete, por Greta me dashurinë që ka ja imponon të gjithëve dhe s’kam parë diçka që të them se nuk shkon. Për mua si mami Jasmina ka qenë një Big i vështirë, por duke qenë se Greta ka qenë aty dhe doli një video ku Selin donte të rrinte vetëm, por duhet ta njohin Selin siç vetëm ne dhe Greta dimë. Big-un le ta fitojë më i miri. Unë jam kam qenë dhe do të vdes krenare për Selin. Kam dhe emocione, por Selin është ‘Selin the Queen’. Kam simpati edhe për Stenaldon është një djalë super i formuar, por edhe Shëndriti është ‘on top’”, tha mami Jasmina në një lidhje telefonike. /TAR/



