Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Talk Show politik “TOP STORY”, çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme Grida ka publikuar në Instagramin e saj një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në studion e emisionit, duke e shoqëruar me një shkrim, i cili ka ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj.

Një mendim i bukur dhe dinjitoz për të gjithë ne në Top Story, për një arsye të veçantë. Nga një person i bukur që sjell gëzim me një mentalitet të vlerave.

Megjithëse Grida nuk e ka zbuluar emrin e personit që i ka dërguar trëndafilat, postimi i saj ka krijuar aludime në rrjetet sociale, ku ndjekësit dëshirojnë të zbulojnë se kush mund të jetë ky person, pasi trëndafilat e kuq konsiderohen si simbol i dashurisë dhe respektit, kjo gjë ka shtuar edhe më shumë misterin rreth këtij postimi.