Stilisti i njohur, Desi Doce, ishte i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai foli mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit si dhe politikanëve në ditën e zgjedhjeve. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Moderatoret dhe gazetaret e Top Channel, Grida Duma dhe Sidorela Gjoni, kanë rënë shumë në sy. Sidorela ka zgjedhur një kostum të bardhë dhe një kostum blu, kostumet kanë qenë me xhaketë dhe me jelek poshtë. Pse kjo zgjedhje?

Desi: Mendoj se është dhe pak për të thyer kontrastin që ka mes Gridës dhe Sidorelës. Pra nëse një vajzë apo një grua zgjedh që të jetë pak më elegante, duhet një vajzë tjetër që ta mbysë pak duke qenë më maskulin. Sepse vetë kostumi të çon pak te gjinia mashkullore. Në momentin që Sidorela vesh një kostum dhe për më tepër ka dhe një kostum poshtë, do të thotë që ajo e ka marrë shumë seriozisht fushatën zgjedhore dhe ka zgjedhur një gjë që është dhe ‘safe’ por në të njëjtën kohë ngjan dhe bukur. Pra, ndryshe nga Grida, mendoj që pika e saj kryesore nuk ka qenë veshja, sa ka qenë se çfarë do të thotë dhe si do dalë në kamera.

Ronaldo: Aksesorë nuk ka pasur shumë, vetëm një unazë…

Desi: Unaza floriri, unaza që ajo i ka dhe në përditshmërinë e saj. Nuk është se ka vendosur diçka ekstra.

Ronaldo: Me çfarë note i vlerëson të dyja?

Desi: Grida 10, Sidorela 8, meqë nuk ka guxuar shumë. /TAR/