Amal Clooney mund të ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, vend ku ajo jeton me bashkëshortin e saj, aktorin fitues të çmimit “Oscar” George Clooney, dhe dy vajzat e tyre për shkak të rolit të saj në këshillimin dhe ndikimin mbi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të ngritur akuza për krime lufte ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me konfliktin në Gaza.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar disa juristë të nivelit të lartë se mund të përballen me sanksione nga administrata e Donald Trump për përfshirjen e tyre në këtë çështje të debatueshme, që çoi në lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare nga ICC ndaj Netanyahu-t dhe Gallant-it në nëntor të vitit 2024.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar sanksione financiare dhe kufizime vizash për zyrtarët, punonjësit e ICC-së dhe familjarët e tyre të ngushtë, si pjesë e një urdhri ekzekutiv të nënshkruar në shkurt, në përgjigje të asaj që ai e cilësoi si akuza “të pabazuara”.

Prokurori i ICC-së, Karim Khan i cili nisi procedurën për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj Netanyahu-t dhe Gallant-it në maj të vitit 2024 është deri më tani i vetmi person i përfshirë drejtpërdrejt në këtë rast që përmendet në urdhrin ekzekutiv të Trump-it.

Nëse Amal Clooney, juriste britanike me prejardhje libaneze dhe me një karrierë të spikatur në fushën e të drejtave të njeriut, përfshihet në listën e sanksioneve, ajo rrezikon të ndalohet të hyjë në SHBA.