Një incident i vogël shoqëroi mbërritjen e Usha Vance, bashkëshortes së zëvendëspresidentit të SHBA-së, J.D. Vance, në Bazën e Përbashkët Andrews, përpara nisjes së vizitës së familjes në Alaska. Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara po mbante në një transportues fëmijësh djalin e saj nëntëjavësh, Alec, kur u pengua teksa zbriste shkallët e helikopterit që e kishte sjellë në bazën ushtarake. Usha Vance arriti të ruante ekuilibrin duke u kapur pas kangjellave dhe shmangu rrëzimin. Foshnja, fatmirësisht, nuk pësoi dëmtime. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se disa ushtarë që ndodheshin pranë shkallëve nuk reaguan për ta ndihmuar, pavarësisht se Usha Vance po zbriste me foshnjën e saj.
U.S. Second Lady Usha Vance nearly fell face-first while carrying her two-month-old baby in Alaska.
— The News Drill™ (@thenewsdrill) October 6, 2026
What caught viewers’ attention? The soldiers standing around her didn’t even flinch. One moment. Zero reaction. pic.twitter.com/chqyFp48BA
Pak çaste më vonë, nga i njëjti helikopter zbriti edhe J.D. Vance, i cili mbante në krahë vajzën e tyre katërvjeçare, Mirabelle. Familja Vance po udhëton në Alaska në kuadër të vizitës së zëvendëspresidentit, i cili pritet të mbështesë fushatën elektorale të senatorit republikan Dan Sullivan. Para nisjes, J.D. Vance kishte bërë edhe një koment me humor për udhëtimin familjar, duke thënë se Usha dhe disa prej fëmijëve do ta shoqëronin dhe se do të merrnin me vete foshnjën në një fluturim rreth 7 orë e gjysmë drejt Alaskës.
Alec, fëmija i katërt i çiftit, lindi më 19 korrik në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Maryland. Ai raportohet të jetë fëmija i parë i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë që nga viti 1870.


