Një histori që po qarkullon në rrjet ka hapur shumë diskutime, pasi një grua ka treguar se ka arritur të kursejë mbi 15 mijë dollarë në dy vite për ushqime, duke përdorur një mënyrë jo të zakonshme; duke dalë shpesh në takime romantike, ku shpenzimet për darka i mbulonin partnerët e saj.
Sipas saj, duke organizuar disa takime çdo javë, ngrënia jashtë u bë një pjesë e përditshmërisë së saj, duke bërë që të mos shpenzonte pothuajse fare për ushqim në shtëpi. Kjo qasje ka ndezur reagime të ndryshme në internet: disa e shohin si një mënyrë kreative për të përballuar koston e lartë të jetesës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të diskutueshme nga ana etike, pasi takimet romantike përdoren më shumë si mjet kursimi sesa si lidhje e sinqertë.
Është krejtësisht e natyrshme të duam të ndajmë jetën me partnerin tonë, të ndihemi të lidhur, të sigurt dhe të dashur. Por kjo ndjenjë e bukur mund të marrë një kthesë të rrezikshme kur lidhja shndërrohet në varësi dhe kontroll. Ajo që në fillim duket si përkushtim dhe pasion, me kalimin e kohës mund të kthehet në një marrëdhënie mbytëse, ku dashuria ngatërrohet me posesivitetin.
Shpesh, ndjenja “je i imi”, “je e imja”, që në dukje tingëllon romantike, mund të fshehë një dëshirë për kontroll. Sa më intensive të jetë lidhja, aq më i madh është rreziku që kufijtë të zhduken. Xhelozia dhe kujdesi janë normale deri në një pikë, por kur kalojnë këtë limit, bëhen shenja alarmi. Ja disa situata kur duhet të ndaleni dhe të vendosni kufijtë tuaj:




