Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, i propozoi martesë partneres së tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez. Ishte kjo e fundit që përmes një postimi në “Instagram” zbuloi edhe unazën e fejesës, e cila mori vëmendje të madhe.

Unaza në fjalë ka një gur në qendër me prerje ovale dhe dy gurë anësorë. Ekspertët kanë thënë për “Page Six Style” se çmimi mund të shkojë nga 2 deri në 5 milionë dollarë.

Ajay Anand, CEO i Rare Carat, vlerëson se guri qendror është me ngjyrë D dhe me qartësi të përsosur, duke peshuar potencialisht mbi 30 karat, gjë që do ta çonte vlerën e tij në deri në 5 milionë dollarë.

Ndërkohë, Laura Taylor, specialiste e unazave të fejesës te Lorel Diamonds, e analizoi zgjedhjen e gurit, duke shpjeguar:

“Prerjet ovale njihen për fasetimin e tyre të shkëlqyer, i cili maksimizon shkëlqimin dhe i jep gurit një pamje të ndritshme dhe të gjallë nga çdo kënd”.

Ajo vlerësoi se guri qendror peshonte midis 15 dhe 20 karatëve, duke kushtuar më shumë se 2 milionë dollarë.

“Guri qendror është i rrethuar nga diamante anësorë të konsiderueshëm, duke shtuar edhe më shumë shkëlqim dhe duke e bërë gurin kryesor tashmë mbresëlënës të duket edhe më i madh”, vazhdoi ajo, duke shtuar se ka të ngjarë të jetë i vendosur në platin për siguri.

Taylor shtoi: “Është një unazë mahnitëse dhe padyshim ndër më mbresëlënëset që kemi parë vitet e fundit, duket se i përshtatet në mënyrë të përkryer njërit prej çifteve më të famshëm të futbollit”.